Home KRYESORE Parashikimi i motit për nesër, shira…?

Parashikimi i motit për nesër, shira…?

Sinoptikanët nuk kanë lajme të mira sa i përket motit në ditët në vijim. Sipas Meteoalb, moti do të mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në gjithë vendin.

Më të shpeshta ato do të jenë në zonat Lindore. Pas mesditës sërish vranësirat fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në Perëndim dhe rrebeshe të shkurtër në zonat Lindore.

Dita e premte vijon me kthjellime e vranësira kalimtare më të shpeshta kryesisht në Juglindje ku priten shira të dobët. Pasditja sjell vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu në Jug dhe zonat Lindore por shira të përkohshëm në Qendër dhe Veri; mbetet pa shira thuajse gjithë bregdeti.

Share: