Home KRYESORE Përdhunuesi i fëmijës në Thumanë në lidhje gjaku me kryebashkiakun, denoncimi i...

Përdhunuesi i fëmijës në Thumanë në lidhje gjaku me kryebashkiakun, denoncimi i Berishës

Rastin monstruoz të përdhunimit të fëmijës 6 vjeç në Thumanë, përpara se të dilte në media u denoncua nga Sali Berisha në facebook-un e tij. Dje, ish-kryeministri shkruante se “policia fsheh krimin e shëmtuar të pedofilit që përdhunoi 6 vjecarin për shkak të lidhjeve që ka me kryetarin e bashkisë së Krujës, Artur Bushi”. Duke iu referuar qytetarit denoncues në faqen e Berishës, mësojnë se autori Dashamir Toci është me origjinë nga Burreli dhe ka lidhje farefisnore me Gjek Bushin, babanë e kryetarit të Bashkisë. Denoncuesi thotë se Artur Bushi është investuar personalisht për ta mbullur këtë çështje në polici. Po kështu, denoncuesi akuzon Bushin se e ka kthyer bashkinë në bordello.

Më poshtë statusi i djeshëm në facebook i Sali Berishës

Share: