Home KRYESORE Plani i PD-së për të nxjerrë jashtë Shqipërisë “Dëshmitarin X”. Si qëndron...

Plani i PD-së për të nxjerrë jashtë Shqipërisë “Dëshmitarin X”. Si qëndron e vërteta?

Disa media të majta i kanë bërë jehonë një teorie konspirative që prej dy ditësh po tentohet të infiltrohet në të gjitha redaksitë e shtypit. Sipas saj, ka ekzistuar një përpjekje e organizuar nga selia blu për të arratisur jashtë vendit, Albert Veliun njeriun që denoncoi vëllain e Fatmir Xhafës. Sipas këtij skenari, pretendohet të vërtetohet se PD ka manipuluar me audio – përgjimin dhe tani nga fika se i del boja po mundohet të zhdukë dëshmitarin e rrezikshëm.

Çfarë ka ndodhur sipas mediave pro qeveritare?

Sipas informatës që raportohet pa burim dhe pa konfirmim, ngjarja ka ndodhur pak a shumë kështu: Dikush ka telefonuar një shoqëri që ka aktivitet të transportit taxive në Tiranë, duke i kërkuar se duhet të sillnin 6 taksi në selinë e Partisë Demokratike.

Pas kësaj, të gjashta automjetet kanë dalë njëra pas tjetrës nga selia e PD dhe pasi kanë shkuar deri në kryqëzimin tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, aty kanë marrë drejtime të ndryshme. Por vetëm njëra nga taksitë ka shkuar në banesën ku qëndronte dëshmitari Albert Veliu, i cili ka hipur në taksi dhe më pas është larguar, duke dalë nga Tirana dhe u drejtuar në veri. Por agjentët e policisë nuk e kanë “ngrënë” këtë reng të përdorur nga PD, pasi shumë shpejt kanë rënë në gjurmët e taksisë ku ndodhej dëshmitari Albert Veliu. Ky i fundit, ka ndaluar në zonën e Milotit, në një restorant për të ngrënë bukë në një restorant. Policia ka dyshuar në mesnatë se pikërisht në këtë ndalesë, dëshmitari mund të zhdukej në drejtim të paditur. Dhe policia ka ndërhyrë për të mos e lejuar “arratisjen” e dëshmitarit kyç.

Çfarë ka ndodhur realisht?

Vetë policia nuk ka dhën asnjë njoftim zyrtar për këtë thriller paranojak, vetë mediat pro qeveritare nuk kanë cituar ndonjë burim të sigurtë dhe për pasojë lajmi nuk mund të merret seriozisht.

Por, pas publikimit të tij ka dy versione.

I pari që ky të jetë një “fake neës” në vazhdën e anti lajmeve që po prodhon propaganda ramiste për të nxirë kredibilitetin e njeriut që leu me bojë të zezë të gjithë imazhin e qeverisë. Në këtë rast do ishte një manipulim i turpshëm, një gurë më shumë në vazhdën e atyre që prodhon makineria e mashtrimeve të Rilindjes. Por vetëm kaq.

Më i rëndë do të ishte versioni tjetër. Sikur ngjarja të qe e vërtetë. Sikur të ketë pasur realisht një nismë të PD për ta nxjerrë Albert Veliun jashtë vendit dhe policia ta kishte penguar këtë tentativë.

Flagrante në këtë rast do tq qe se si përfundoi ky “sekret” policor në redaksitë e mediave. Pse e nxorrën dhe pse e infiltruan atë në portale?

Nëse do të kish ndodhur kjo, tregon se policia e ka nxjerrë lajmin me qëllim, për të diskredidtuar opozitën. Se asaj, më shumë sesa kryerja e punës profesionalisht, i intereson që të bëhet palë në luftën politike mes qeverisë dhe opozitës. Që më shumë sesa e vërteta i intereson mbrojtja e shefit të saj ministër, të përfshirë në këtë skandal.

Pra në këtë rast të dytë edhe policia e depolitizuar e shtetit do të ishte thjeshtë një armë në luftën e ashpër politike dhe e pabesueshme në neutralitetin për këtë ngjarje.


360grade.al

Share: