Home KRYESORE Princi Harry të ftojë ish të dashurat në dasmën e tij. Po...

Princi Harry të ftojë ish të dashurat në dasmën e tij. Po Meghan?

Princi Harry, siç raportohet nga Daily Mail, kishte ftuar ish-të dashurat e tij, Cressida Bonas dhe Chelsy Davy, në dasmën e tij me Meghan Markle.

Daily Mail ka përhapur mundësinë që princi Harry të ketë ftuar në dasmën e tij me Meghan Markle, gjithë ish- et e tij. Dy në mënyrë specifike, domethënë Chelsy Davy dhe Cressida Bonas. Sipas asaj që eksperti i punëve mbretërore, Richard Eden i ka thënë revistës, nuk është asgjë e jashtëzakonshme (pasi bëhet fjalë për një dasëm mbretërore, parametrat janë të ndryshëm) “Harry ka mbetur në marrëdhënie miqësore me Chelsy dhe Cressida. Ai siguroi që nuk kishte pakënaqësi në fund të historive mes tyre, unë nuk mendoj se Meghan- it do ti vijë keq”. Për familjen mbretërore, pra, nuk ka arsye për siklet.

Harry u lidh nga 2004 deri në 2011 me Chelsy Davy, vajzën e një familje të pasur nga Zimbawe, dhe në vitin 2012 ai filloi një marrëdhënie me Cressida Bonas. Chelsy Davy ka përsëritur gjithmonë se ajo ka mbetur në marrëdhënie të mira me princin.

principe harry ex fidanzate

Për historinë e tij me aktoren Cressida Bonas një burim, në atë kohë, i kishte thënë The Telegraph “Që princi, i cili mbush 30 vjeç vitin e ardhshëm, dëshironte të sistemohej me Miss Bonas, 24 vjeçe, nuk ishte një sekret i madh : u tha se mënyra e të sjellurit të saj, si një shpirt i lirë, kishin zaptuar zemrën e një njeriu me etiketë mbretërore si ai. “Harry u mahnit menjëherë nga ajo, sapo Princesha Eugenia kishte bërë prezantim në mes të dyve në maj 2012. Por ajo ndihej shumë e re për t’u martuar “. Shkrimtarja Katie Nicholl, autorja e librit Harry: Jeta, Humbja dhe Dashuria, mendon se kjo ishte e gjitha një çështje e kohës dhe fatit të mirë: nuk ishte një moment i mirë për dasma edhe pse synimet mund të ishin të tilla.

principe harry ex fidanzate

Të dy, të paktën sipas deklaratave zyrtare, kishin mbetur në raporte të mira, por Cressida kurrë nuk ka qenë e ekspozuar me deklarata në lidhje me të dhe dikush pretendon se nuk e ka marrë lehtë, lajmin e angazhimit zyrtar të ish-it të saj me Meghan Markle.

Pak ditë pas lajmit, në fakt, aktorja dhe modelja, postoi një imazh në Instagram me titullin “Nuk ka rëndësi sa i arsimuar, i talentuar, i pasur apo tërheqës mendoni se jeni, si i trajtoni njerëzit në fund, kjo thotë gjithçka”. Shumë e kanë parë si një referencë për fejesën mes Harry dhe Meghan .

Ajo që është e sigurt është se midis të ftuarve nuk do të jetë Trevor Engelson, ish-burri i Meghan Markle, me të cilin gjërat nuk është se përfunduan shumë mirë.


360grade.al

Share: