Home KRYESORE Prokuroria vihet në lëvizje, nis verifikimet për vellain e ministrit Xhafajn

Prokuroria vihet në lëvizje, nis verifikimet për vellain e ministrit Xhafajn

0

Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë lëvizje pas denoncimeve të bëra prej disa ditësh nga selia blu, në adresë të vëllait të ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj.

“News 24” raporton se organi i akuzës ka nisur verifikimet për Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Çfarë thotë ligji antimafia

Neni tre i ligjit të ri, në pikën b të pikës dy përcakton se: “Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë indirekte nga:

a) personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi) të subjekteve të pikës 1 të këtij neni për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;

b) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni.

c) Të dhënat e mjaftueshme që pasuritë ose veprimtaritë e personit fizik ose juridik zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë indirekte, nga personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni, nxirren:

i- nga marrëdhënia ndërmjet personit fizik dhe juridik me personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni;

ii- nga fakti që personi fizik ose juridik ka pasuri ose të ardhura që nuk përputhen dukshëm me nivelin e të ardhurave, fitimeve ose veprimtarive të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre;

iii- nga rrethana të tjera të dobishme”.
Miratimi i këtij ligji pritet që të bëhet brenda muajve të pare të vitit 2017 pas shqyrtimit në Parlamenti./opinion.al

Share: