Home KRYESORE Protesta ,morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë! Nga Artur Roshi

Protesta ,morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë! Nga Artur Roshi

Të protestosh për moralin politik disa njerëzve dhe qeverisë ju duket jashtë logjike.

Në fakt në fokusin tim morali politik e ka origjinën tek zgjedhjet e lira,tek vota e lirë.

Që të kemi zgjedhje të lira duhet më parë të kemi një sistem zgjedhor që garanton një garë të lirë për të gjitha partitë politike përfshirë ato që krijohen rishtas.

Kur kemi një kod zgjedhor të tillë vota e lirë e qytetarëve drejtohet tek kandidati apo partia politike që ka reputacion më të lartë në komunitet,pra prevalon morali politik i përfaqësuesve të partive politike.

Pra zgjedhjet e lira,vota e lire vendos një raport thelbësor morali midis qytetarit që ka votuar dhe politikanit që ka marrë votën.

Kur politikani prish raportin moral me qytetarin bie nga sistemi politik sepse nuk votohet më dhe ruajtja e këtij raporti i intereson edhe partise politike sepse humbet një mandat.

Pse qeveria sot nuk kujdeset për këtë raport moral me qytetarin ?

Sepse sot kemi një sistem bipolar autokratik zgjedhor të kapur nga dy forcat kryesore majtas dhe djathtas,trendi i te cilit është vota që rrëmbehet, shitet,blihet,dhunohet,etj.

Them se PD si një forcë politike e qendrës së djathtë që vlerëson lirinë e individit duhet të ketë në rend dite lirinë e qytetarit në dimensionin e lirisë së votës.

Ky është thelbi i a-moralitetit që funksionon në qeverinë shqiptare.

Ka rrëmbyer votën dhe nuk ka detyrim ndaj qytetarit sepse e ka rrëmbyer sipas zotësisë së vetë të dhunuesit dhe jo zotësisë së përfaqësimit politik si alternativë bindëse.

Ky duhet të jetë boshti i protestës kundër qeverisë që ka referencë vesin dhe jo moralin.

Moslargimi i ministrit të brendshëm në mënyrë të vetëvullnetshme cënon moralin e qeverisjes,por largimi i tij nuk mjafton për Opozitën.

Qeverinë e largon graviteti i fuqishëm i moralit politik i ndërthurur me alternativën qeverisëse.

Denoncimet e Opozitës në mënyrë parciale ,të shkëputura sipas problemeve të ndryshme të ditës , krijojnë një paqartësi kaotike pa elementë fibrozë që konsolidojnë një strukturë të qëndrueshme strategjike të marrjes së pushtetit.

Duhet protestuar ,por nuk mjafton.

A.Roshi

Share: