Home KRYESORE Qeveria e re e Italisë, Presidenti merr kohë. Pikëpyetjet e tij dhe...

Qeveria e re e Italisë, Presidenti merr kohë. Pikëpyetjet e tij dhe frika e BE-së

1
0
SHARE

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, pas konsultimeve të së hënës gjatë së cilës M5s dhe Lega propozuan emrin e Giuseppe Conte-s për kryeministër, ka marrë kohën që i nevojitet për konsultime.

Mediat italiane shkruajnë sot se ai është takuar me presidentët e Dhomës dhe Senatit, përkatësisht Roberto Fico dhe Maria Elisabetta Alberti Casellati. Takimet ishin të ndara dhe zgjatën rreth gjysmë ore secili. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk u prononcua për mediat me të dalë nga Presidenca. Mediat shkruajnë se Presidenti ka marrë kohë dhe ka kryer takimet e nevojshme për të qënë jo vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por edhe për të zgjedhur që kryeministër që do bindë BE-në.

PIK?PYETJET E PRESIDENTIT

Dyshimet janë të shumta: Koha që po kërkon Presidenti Mattarella synon të sjellë negociatat për krijimin e qeverisë së re në një kuadër sa më formal. Presidenti nuk mundtë vinte firmën e tij mbi  e tij mbi një paketë tashmë të mbyllur në respekt të Kushtetutës, e cila siguron prerogativa shumë specifike si për kreun e shtetit ashtu edhe për kryetarin e këshillit. Deri më tani ai ka ndjekur një rrugë për të siguruar një qeveri të re në përputhje me përgjigjet e sondazheve dhe kjo është linja që do të vazhdojë të ndjekë. Por në pajtueshmëri të plotë me normat dhe praktikat kushtetuese si dhe nga shqyrtimi i situatës ekonomike dhe sociale të vendit dhe angazhimet ndërkombëtare, shkruan ??La Repubblica?.

FRIKA E BE

Ndërkohë që në Itali politika është e përqendruar tek krijimi i qeverisë së re, paralajmërimet e BE-së për mbajtjen e llogarive publike bëhen gjithnjë e më të forta. I  fundit është ai i nënkryetarit të Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, i cili në një intervistë me Handelsblatt thotë: ??Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që qeveria e re të ruajë kursin e saj dhe të ruajë me përgjegjshmëri politikën e saj të buxhetit? . Kjo është e nevojshme pasi ??Italia ka borxhin e dytë më të lartë publik pas Greqisë?. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn, gjatë Këshillit të Tregtisë së BE, shprehu frikën: ??Unë shpresoj se presidenti i Republikës Sergio Mattarella? nuk do lejojë që ??qeveria e re italiane? të shkatërrojë të gjithë punën e bërë vitet e fundit ??në BE? nga kriza financiare deri më sot. E dëshiroj si për Italinë dhe për ne?.

PROFILI I GIUSEPPE CONTES
Por kush është Giuseppe Conte, pedagogu që po bën Presidentin italian të mendohet ndërkohë që ka marrë dakordësinë e Salvinit dhe Di Maios.
Giuseppe_Conte
Pedagogu i së drejtës private në Universitetin e Firences, ka lindur në Foggia, në vitin 1964. Ai është diplomuar në drejtësi në universitetin ??La Sapienza? me nota maksimale. Ka qënë anëtar i disa fondacioneve dhe agjencive shtetërore.

Në vitin 2013, me vendim Parlamenti është zgjedhur anëtar i Këshillit të Presidencës së Drejtësisë Administrative. Në atë rast bëri bujë CV-ja e tij me 18 faqe.

Para afrimit me Lëvizjen Pesë Yjet, Conte ka gëzuar simpatinë edhe të ish-kryeministrit Mateo Renzi. Ai është edhe hartuesi i programit elektoral në sistemin e drejtësisë për Lëvizjen 5 Yje. Në të shkuarën e tij politike Giuseppe Conte ka qënë i lidhur me të majtën italiane.

Sistemi i drejtësisë i propozuar nga ai eliminon në mënyrë drastike burokracinë ligjore që deri më sot dominojnë Italinë.


360grade.al

Share: