Home KRYESORE Rama ironizon Spiropalin: Lëreni se atë e kemi për Skënderbeun…

Rama ironizon Spiropalin: Lëreni se atë e kemi për Skënderbeun…

Kryeministri Rama gjatë një takimi me qytetarët e Kuçovës në kuadër të turit të llogaridhënies, si shpesh herë ka zgjdhur ti përgjigjet pyetjeve të qytetarëve edhe me batuta.

Në një moment teksa një qytetar përmend heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, Rama nuk ka hezituar të përmendë emrin e Elisa Spiropalit, duke bërë që salla të shpërthejë në të qeshura

Kjo e fundit e njohur gjerësisht në opinionin publik për deklaratën e bërë vitin e kaluar ku krahasoi Edi Ramën me Skënderbeun.

Qyetetari: Skënderbeu tha, Lirinë nuk ua solla unë por e gjeta…

Rama: Lere Skënderbeun tani. Për Skënderbeun kemi Elisën. Mos na ço tek Skenderbeu, atë e ka Elisa Spiropali.

Share: