Home KRYESORE Rama per opozitën: Vulëhumbur pa atdhe, po sabotojnë hapjen e negociatave

Rama per opozitën: Vulëhumbur pa atdhe, po sabotojnë hapjen e negociatave

0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste me vizitën e tij në Francë dhe takimin me presidentin Macron te cilen e quajti shume te sukseshme.

Menjehere pasketaj kryeministri socialst kaloi tek akuzat e opozitës ku tha se opozita është sulur me tërbim për të hedhur në erë negociatat në pritje të përgjigjes së qershorit dhe se, sipas tij, ata kanë frikë nga drejtësia.

“Dje isha në Paris për të vijuar për të vijuar përpjekjen e vështirë, por jo të pamundur të bindjes së çdo vendi anëtar të BE-së për t’i dhënë vendit tonë në fund të qershorit atë që përmes reformash dhe rezultatesh të arritura me shumë mund, Shqipëria ka merituar, çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ka akoma javë dhe punë për të bërë në realizim të këtij objektivi madhor por gjë mangët nuk do t’i lë, nuk do t’i lëmë kësaj çështje me interes madhor.

Për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi me kushte jo në favor të Shqipërisë, por duhet të ndeshemi përditë pa pushim me murin qorr të baltës që opozita e këtushme i ngre Shqipërisë në këtë rrugë. Duke mos lënë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë që të sabotojë këtë përpjekje të shoqërisë sonë.

Ata thonë se po pengojnë qeverinë e drogës, por ata po tentojnë të pengojnë vetë Shqipërinë. Vulëhumbur pa atdhe të çoroditur nga frika e drejtësisë që, hap pas hapi, ka nisur të lirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga llumi i tyre, ata janë sulur me tërbim.

Jo vetëm që këtyre të paudhëve pa din e iman, i gënjen mendja se duke minuar negociatat, duke i hedhur në erë do t’i kthejnë njerëzit kundër nesh me pushtet e rrëmujë për të marrë peng drejtësinë, por e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen ne negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për të sepse ajo hyn deri në fazën e fundit të hapjes së kapakëve.

Ndërkohë që e ardhmja e drejtësisë afrohet, haraçin për çka po i punojnë Shqipërisë në këtë moment vendimtar ata do ta paguajnë një më një edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungesës së drejtësisë.” – tha Rama live ne ERTV.

Share: