Home KRYESORE Sezoni turistik, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda nga 15 Qershori në...

Sezoni turistik, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda nga 15 Qershori në 15 Shtator

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po përgatisin një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave në periudhën e sezonit veror.

Në kuadër të konsultimeve për këtë udhëzim, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare rrugor, Drejtuesit e Porteve Detare dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Gjiknuri tha se tanimë është përcaktuar periudha e disiplinimit të lëvizjes nga 15 Qershori në 15 Shtator që përkon me sezonin turistik.

Share: