Home KRYESORE Shoqatat e gazetareve ne mbështetje te gazetarit qe intervistoi “dëshmitarin x”

Shoqatat e gazetareve ne mbështetje te gazetarit qe intervistoi “dëshmitarin x”

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, mbështesin kolegun, gazetarin Jetmir Olldashi, që pas rrëfimit publik mbi investigimin për trafikun e drogës në qytetin e Vlorës, por përballet me një presion të padenjë publik, të nxitur nga emocione e interesa politike.

Ne vlerësojmë kurajon dhe profesionalizmin e cdo gazetari në vend që përpiqet të lëvrojë një zhanër aq të vështirë, e pse jo të rrezikshëm sic është investigimi. Ne përshëndesim kurajon e kolegut Jetmir Olldashi për të përcjellë e mbrojtur publikisht etapat e punës së tij, nga ku doli edhe emri i vëllait të ministrit të brendshëm, në një moment jo të lehtë tensioni politik në vend, e duke marrë edhe koston e një presioni paragjykues publik, fatkeqësisht edhe nga kolegë të profesionit.

Inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë, të mos intimidohen në punën e tyre, pasi e vërteta dhe profesionalizmi janë aleati më i fortë, që kanë përballë publikut, i vetmi aktor për të cilin ky profesion aspak i lehtë në ditët e sotme, merr vlerën që i takon.

Share: