Home KRYESORE Stina e verës nuk do të jetë dhe aq e nxehtë, parashikimet...

Stina e verës nuk do të jetë dhe aq e nxehtë, parashikimet flasin për stuhi

0

“Accuweather” ka njoftuar se vera e këtij viti nuk do të jetë edhe aq e nxehtë sa ç’parashikohej. Gjatë muajve të verës, pjesët e Evropës Perëndimore dhe Qendrore pritet të përjetojnë një periudhë të gjatë të nxehtësisë e shoqëruar me stuhi.

Temperaturat e larta në 32 gradë do ta përfshijnë Lionin, Milanon, Firencen, Frankfurtin dhe Berlinin.

Mot i ngjashëm, megjithëse më i butë pritet edhe në zonën e Istrës. Ngrohja më ekstreme do të arrijë në 38 gradë në jug të Francës dhe Italisë Veriore.

Ndërsa pjesët e Evropës Qendrore dhe Perëndimore do të goditen nga disa stuhi të furishme. Po ashtu, kombinimi i temperaturave dhe lagështia që vjen nga Mesdheu do të shkaktojnë stuhi në Poloninë lindore drejt Republikës Çeke e në Bjellorusi.

Nga stuhitë rrezikohen edhe Praga, Varshava dhe Minsku. Stuhitë do të shoqërohen nga shiu dhe erëra të forta. Po ashtu, Accuëeather paralajmëron se pjesë të Romës, Napolit, Tiranës dhe Sofjes do të goditen nga një stuhi e madhe që mund të shkaktojë përmbytje dhe rrezik për jetën. Mot i nxehtë do të mbretërojë në Britani të Madhe, veriperëndim të Francës, Belgjikë dhe Holandë.

l.h/ dita

Share: