Home KRYESORE

Sulmohet në Lezhë, autobusi i linjës Ulqin ?? Prishtinë

1
0
SHARE

Një autobus i linjës së rregullt Ulqin ?? Prishtinë është sulmuar me gurë nga persona të panjohur në territorin e Shqipërisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të së martës në Reps të Lezhës dhe fatmirësisht përfundoi pa të lënduar.

Gurët që goditën autobusin e kompanisë ??Barileva? lanë të thyer një xham dhe një nga fenerët e autobusit duke shqetësuar tej mase udhëtarët.

Indeksonline ka siguruar foto nga kjo ngjarje. Policia shqiptare thotë se menjëherë ka nisur hetimet për kapjen e autorëve. ©LAPSI.al

Share: