Home KRYESORE “Tahiri” rikthen opozitën në kuvend!

“Tahiri” rikthen opozitën në kuvend!

Me vendimin e DSIK për të mos e bllokuar më çertifikatën e sigurisë për deputetët e opozitës, duket se do të rikthejë normalitet në punimet e kuvendit. Që pas protestës së kuksianëve dhe arrestimit të tyre, opozita bojkoti punën e saj në komisione.

Kur tashmë deputetëve ju është dhënë akses për dokumentat sekrete të çështjes “Tahiri” pasi denoncuan publikisht bllokimin e DSIK, opozita rikthehet me çështjen ”Tahiri” në kuvend.

Komisioni Tahiri do të jetë i vetmi ku do të jenë të pranishëm deputetët e opozitës, që këtë muaj presin zhvillime të forta politike. Një ditë më parë, Lulzim Basha iu tha në një mbledhje me dyer të mbyllura se: ”Retë që kanë nxirë qiellin, do të shpërthejnë shumë shpejt”, ç’ka sipas opozitës përkthehet në skandale të tjera të qeverisë Rama.

Share: