Home KRYESORE Taulant Balla së bashku me deputetin e Bundestagut gjerman, Metin Hakverdi

Taulant Balla së bashku me deputetin e Bundestagut gjerman, Metin Hakverdi

2
0
SHARE

Një mik tjetër i Bundestagut gjerman, kësaj radhe i Partisë Social-Demokrate gjermane, deputeti Meti Hakverdi, anëtar i Komitetit për ?ështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, është sot i pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe më pas do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Qeverisë shqiptare.

Dua ta them me entuziazëm dhe zë të lartë se Partia Social ??Demokrate gjermane, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani, e cila drejton disa prej ministrive më të rëndësishme nga Zëvendës kancelari, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë për ?ështjet e Bashkimit Europian, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë, është një mbështetëse e madhe e procesit të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian. E ajo çka është më e rëndësishme për ne është fakti se, social-demokratët gjermanë mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe dhënien e një vendimi pozitiv të Këshillit Europian më 28 Qershor.

Deklarata e deputetit të Bundestagut gjerman, Metin Hakverdi:

?shtë hera ime e parë në Shqipëri, kështu që ju falënderoj për kohën tuaj.

Që të dy palët, partitë simotra (Partia Social Demokrate Gjermane dhe Partia Socialiste e Shqipërisë) kanë të njëjtin mendim për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ne duam të kemi përparim në këtë çështje. Muajin e ardhshëm, ne shpresojmë se do të jetë një vendim i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Bashkimin Europian.

Ne jemi dakord për këtë proces dhe kështu kemi qenë prej kohësh. Partia Social Demokrate ka insistuar gjithmonë në procesin e zgjerimit dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Kjo nuk është vetëm në favor të Shqipërisë por edhe të Bashkimit Europian. ?shtë në favor të të gjithë vendeve nëse veprohet ashtu siç duhet. Do të bëjmë gjithçka që duhet që gjërat të ndodhin në fund të muajit tjetër, ndërkohë që progresi do të bëhet në të ardhmen.

Share: