Home KRYESORE Thaçi befasohet në Austri, takon kosovarin që punon për Sebastian Kurz

Thaçi befasohet në Austri, takon kosovarin që punon për Sebastian Kurz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Austri për një vizitë zyrtare, ndërsa është pritur gjatë ditës në një takim nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Mirëpo, gjatë këtij takimi, Thaçi ka pasur rastin të takojë edhe një kosovar që punon në Kancelarinë austriake.

Lajmin e ka publikuar personalisht kancelari austriak, i cili shkruan në Instagram se Arbeni është nga Kosova dhe punon për stafin e tij, i cili u gëzua veçanërisht për vizitën e Thaçit në Austri.

Arbeni është nga Kosova dhe punon me stafin e Kurz. U gëzua veçanërisht për vizitën e Presidentit Thaçi”,- shkruan Kurz në Instagram, si diçiturë të fotos së postuar.

Share: