Home KRYESORE “Vëllai i Xhafajt”/ PD-ja akuzon kryeprokuroren: Arta Marku po mbron ministrin Xhafaj

“Vëllai i Xhafajt”/ PD-ja akuzon kryeprokuroren: Arta Marku po mbron ministrin Xhafaj

0

Partia Demokratike ka shtuar akuzat sot, në vijim të denoncimeve për dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një deklartë për mediat, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ish ministri teknik i drejtesise Gazmend Bardhi, nga selia blu kane akuzuar kryeprokuroren Arta Marku duke thene se heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe kryeprokurorja e perkoheshme Arta Marku.

Pjese nga deklarata e Alibeaj

Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari.

E vetmja që ka vendosur të mos i shohë është Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa veting, pikërisht për të garantuar mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama.

Të dy Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku janë të angazhuar edhe në një shkeljë tjetër flagrane të ligjit të cilën jua prezantojmë më poshtë:

Më 7 Nëntor 2017, Ministri i Brendshëm në një aktivitet publik për prezantimin e Operacionit Forca e Ligjit, deklaroi angazhimin që t’i shpallet luftë krimit të organizuar dhe pasurive të tij.

Akuzat per ministrin

Dënimi i Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me 7 vjet e 2 muaj burgim, është tashmë një fakt i pranuar nga vetë Ministri. Edhe dijeninë e tij mbi këtë dënim, Fatmir Xhafaj e pranoi vetë, duke thënë se vendimin e ka gjetur online.

Mirëpo, është fakt që Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga ky dënim.

Kjo ka ndodhur sepse Fatmir Xhafaj dukë shpërdoruar pozicionin e tij publik si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:

1. Që pamundëson ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit, si dhe

2. Që pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Fatmir Xhafaj hesht. Ai nuk përgjigjet për falsifikimin dhe trafikimin e këtij neni. Ai nuk përgjigjet për miratimin e një ligji që është në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve.

Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij?

Përse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?

Pse nuk vepron Policia e Shtetit?

Pse është degdisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?

Si i falsifikoi Xhafaj dokumentet zyrtare për të siguruar që i vëllai t’i shpëtojë drejtësisë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë sesi e përdorë ai pozicionin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Vetë Ministri italian i Drejtësisë vetëm 6 muaj më parë, kërkoi që vendimet e dënimit të dhëna në mungesë, duhet të ekzekutohen, dhe se Italia nuk jep garanci për rishikim të vendimit kur personit të dënuar i është garantuar e gjithë e drejta e mbrojtjes.

Share: