Home KRYESORE Vetëm përmes teje mund të mbërrij tek ti… Nga Pedro Salinas

Vetëm përmes teje mund të mbërrij tek ti… Nga Pedro Salinas

Përktheu: Elona Caslli

Të pres.
Unë e di ku ndodhem,
qytetin tim, rrugën, emrin
që më thërrasin të gjithë.

Por nuk di ku isha me ty.
Atje më çove ti.
Si do ta kisha gjetur rrugën
po të të mos shihja..
Rruga filloi
dhe mbaroi me ty.

Ç’mund të kishte më shumë se ty
që m’u dhe përmes shikimit ?

Çfarë mërgimi tani,
çfarë mungese,
dhe të rrish atje ku rrihet zakonisht.

Pres,kalojnë trenat,
fatet, shikimet.
Mund të më çojnë në vende ku s’kam qenë kurrë.
Por unë nuk kërkoj qiej të rinj.
Dua të rri atje ku isha.
Me ty, të kthehem bashkë me ty atje.
Sa gjë e re do të ishte,
të ktheheshim edhe një herë
dhe ta përsërisnim ndryshe
atë mrekulli të pafundme.

Dhe derisa të kthehesh ti.
unë do të qëndroj buzë fluturimit,
buzë ëndrrave, buzë yjeve
pa lëvizur.
Sepse e di që atje ku isha ,
nuk më çojnë dot as krahët e fluturimit,
as rrotat dhe as velat.
Ato enden të përhumbura.
Sepse e di që atje ku isha me ty,
shkohet vetëm me ty dhe vetëm përmes teje

Share: