Home KRYESORE Video/ Erjon Braçe sulmon deputeten e PS-së në Komision

Video/ Erjon Braçe sulmon deputeten e PS-së në Komision

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe duket se kohet e fundit e ka humbur qetësinë dhe kthjelltësinë, duke i përplasur dhe konfrontuar me të gjithë, politikanë, ekspert futbolli, gazetar etj.

Por gjatë seancës së sotshme ai inatin e tij ia ka zbrazur koleges se Partisë Socialiste, ekonomistes Evis Kushi.

brace kushi copy

Njëra prej deputeteve me korrekte të Grupit të PS-së, është turpëruar nga Erjon Braçe në një mbledhje publike e cila u transmetua live në TV dhe rrjete sociale.

Por kush ishte zanafilla e këtij konflikti. Deputetja po replikonte me kolegun demokrat në distancë, por kjo ka shkaktuar acarimin e Braçes i cili i ka bërtitur me ton të lartë në sy të gjithë të pranishmëve.

“Po boll moj, boll.. do flas unë”, i u drejtua Erion Braçe koleges Evis Kushi, e cila e trembur nga kjo “sjellje stadiumi” nuk ka reaguar.

 

Duke qene se Kuvendi ka miratuar një Kod Sjellje dhe një Aleancë të Grave Deputetë, të cilat predikojnë emancimin dhe barazi mes gjinive, ky reagim i tepruar i Erjon Braçes, tregon se këto ligje janë të pa zbatueshme dhe mbetin vetëm në letër.

 

Por duke qenë se deputeti në fjalë nuk pranon asnjëherë gabimet, minimalisht duhet ti kërkojë të falur zonjës deputete të Partisë Socialiste./360grade.al

Share: