Home KRYESORE VIDEO/ Notis Sfakianakis ndërpret 5 minuta koncertin: E vërteta për shqiptarët…

VIDEO/ Notis Sfakianakis ndërpret 5 minuta koncertin: E vërteta për shqiptarët…

Në një sallë të mbushur plotë në Pallatin e Kongreseve, pavarësisht çmimit të kripur të biletave, këngëtari grek me famë Notis Sfakianakis mbajti koncertin e tij recital mbrëmjen e së enjtes.

Ky koncert u parapri nga një debat i fortë, sidomos në rrjetet sociale për qëndrimet e këngëtarit ndër vite si mbështetës i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, “Agimi i artë”. Këngëtarit i janë faturuar edhe disa deklarata kundër shqiptarëve që sipas asaj që shkruhet online ai ka thënë se janë “racë inferiore”.

Ky debat duket se nuk e ka lënë indiferent as vetë këngëtarin 58-vjeçar që mbrëmjen e së enjtes e ka ndërprerë koncertin për gati 5 minuta për të mbajtur një fjalim para të pranishmëve në sallë. Sfakianakis është shprehur se nuk ka folur kurrë kundër shqiptarëve dhe për më tepër t’i ketë ofenduar ata, citon lapsi.al.

“Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori. Veçoj një nga vlerat e kombit tuaj, “besën” – citohet të ketë thënë ndër të tjera Sfakiankis. ©LAPSI.al

Share: