Home KRYESORE VIDEO/ “Vërtet mendon që mediat shqiptare janë “kazan”? Rama justifikohet para gazetares...

VIDEO/ “Vërtet mendon që mediat shqiptare janë “kazan”? Rama justifikohet para gazetares së Euronews

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama është pyetur për gjendjen e medias në Shqipëri. Duke u ndalur te sfidat e brendshme, gazetarja Efi Koutsokosta tha se një çështje shumë e ndjeshme për BE-në është liria e medias. Ajo ka sjellë në vëmendje raportin e “Reporterët pa Kufij”, që thotë se 80% e gazetarëve ndihen të pasigurt për të ardhmen dhe të ekspozuar nga fyerjet pasi Edi Rama i ka quajtur ata kazanë dhe armiq.

“Ky është mendimi që keni për gazetarët e vendit tuaj? – pyet gazetarja e Euronews.

“Kur them kazanë, në shqip është njësoj si të thuash lajme të rreme (fake news), sepse nuk përkthehet mirë kjo fjalë në shqip. Nuk e kam fyer kurrë një gazetar personalisht. Unë sigurisht shpreh mendimin tim për mediat kazanë dhe kemi shumë media kazanë sot nëpër botë. Nëse ata kanë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet, kjo nuk do të thotë që unë nuk kam të drejtë të shpreh mendimet e mia” – justifikohet Rama. /LAPSI.al

Share: