Home KRYESORE VideoLajm/ Alibeaj në këmbë, i ofron Arta Markut ‘provat’ e implikimit të...

VideoLajm/ Alibeaj në këmbë, i ofron Arta Markut ‘provat’ e implikimit të ministrit Xhafaj

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të mërkurën, në një mënyrë krejt të veçantë i ka kërkuar Kryeprokurores Arta Marku të marrë provat e publikuara ditën e sotme nga Partia Demokratike për implikimin e ministrit Fatmir Xhafaj në ndryshimet e Kodit Penal, duke i siguruar të vëllait garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë në mungesë për trafik ndërkombëtar droge.

Dy përfaqësuesit e PD-së, në studion e emisionit “Opinion”, bën me dije se Fatmir Xhafaj, dje si Kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njëlloj si sot Ministër i Brendshëm, jo vetëm ka ndikuar në këtë çështje, por i ka siguruar të vëllait lirinë e përjetshme, dhe garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë në mungesë për trafik ndërkombëtar droge./Opinion

Share: