Home Gjeo-Ekonomia Zhvlerësimi i euros, prodhuesit shqiptar: Të merren masa për stabilizuar situatën

Zhvlerësimi i euros, prodhuesit shqiptar: Të merren masa për stabilizuar situatën

Pas eksportuesve edhe prodhuesit shqiptarë kanë ngritur si shqetësim efektet që po sjell dobësimi i euros në aktivitetet e tyre. Me anë të një letre zyrtare ata i janë drejtuar Kryeministrit, Ministrit të Financave dhe Ministres për Sipërmarrjen, duke i kërkuar që të analizojnë me kujdes situatën.

Prodhuesit shqiptarë i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ku i kërkojnë të analizojnë me kujdes efektet që po jep zhvlerësimi i euros.

Sipas prodhuesve, nëse monedha europiane do të vijojë të dobësohet do të ndikojë në përgjysmimin e fitimeve të kompanive shqiptare dhe do të dëmtojë konkurrencën e produkteve Made in Albania.

Ata kërkojnë ngritjen e një grupi pune për të analizuar situatën dhe të merren masa të menjëhershme për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane.

Prodhuesit shqiptarë kërkojnë organizimin e tryezave të përbashkëta për të analizuar të gjitha efektet dhe problematikat që kanë dalë si rezultat i forcimit të lekut.

Vetëm pak parë me një letër zyrtare drejtuar institucioneve të linjës, e ngritën këtë shqetësim edhe eksportuesit.

Sipas tyre, zhvlerësimi i euros do të sjelllë vetëm përgjatë 2018, 14 miliardë lekë humbje, ndërsa pritet të takohen me Bankën e Shqipërisë në fillim të javës së ardhshme./OraNews/

Share: