Home Gjeo-Ekonomia Zyrtarisht e pasur: Renditet përkrah më të pasurve

Zyrtarisht e pasur: Renditet përkrah më të pasurve

Ed Sheeran, Rita Ora dhe Calvin Harris janë bërë pjesë e listës së të pasurve të Sunday Times.

Rita Ora i është bashkuar listës së muzikantëve të rinj më të pasur me një pasuri prej 16 milionë paund duke i dhene asaj nje dimension edhe me eficent artistik dhe financiar. Ky dimension indirekt shkon edhe ne favor te shqiptareve

Përpos faktit që 4 nga këngët e saj kanë qenë në Top 10 në Mbretërinëe Bashkuar në 12 muajt e fundit, Rita ka marrë pjesë në filmat “Fifty Shades” si dhe ka nënshkruar kontrata fitimprurëse me Adidas, firmën e të brendshmeve Tezenis, Rimmel, DKNY dhe Marks & Spencer.

Nga ana tjetër, Ed Sheeran fitoi 28 milionë paund vitin e shkuar duke arritur një pasuri me vlerë totale prej 80 milionë paund. Megjithatë artisti ende ndodhet në vendin e 23- të në listën e muzikantëve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar. Sir Paul McCartney qëndron në krye të listës me plot 820 milionë paund.

Calvin Harris ndërkohë është i vetmi nga Sheeran dhe Ora që ka hyrë në Top 20 me 140 milionë paund pasuri.


360grade.al

Share: