Home KRYESORE Denoncimi i PD: Faqja zyrtare e QKB-së del jashtë funksionit pas lajmit...

Denoncimi i PD: Faqja zyrtare e QKB-së del jashtë funksionit pas lajmit se Habilajt kanë marrë tendera shtetërorë

0

Pas daljes së lajmit në media, se Habilajt kishin fituar disa tendera shtetërorë pak kohë më parë, faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit ka dalë jashtë funksionimit.

Ka qenë departamenti i Antikorrupsionit në PD, i cili ka bërë të ditur një fakt të tillë. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, faqja është jashtë funksionit.

Kujtojmë që Habilajt janë në burg në Itali dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

‘Departamenti Antikorrupsion i PD denoncon mosfunksionimin e faqes zyrtare QKB, pas publikimit të  lajmit se Habilajt kanë marrë tendera shtetërorë pak kohë më parë, thuhet në njoftimin e Departamentit të Antikorrupsionit PD.



Share: