Home KRYESORE Deputeti merr në telefon pronarin e televizionit dhe heq nga puna moderatoren…

Deputeti merr në telefon pronarin e televizionit dhe heq nga puna moderatoren…

Kjo ngjarje po bën xhiron e rrjetit.

Një ngjarje aspak të këndshme ka përjetuar një moderatore në një program televiziv në Kuvajt.

Mësohet se Amal Al Awadhi ishte duke prezantuar një program me lojëra televizive, kur iu komunikua se pushohet nga puna. Një zyrtar i lartë i Kuvajtit u ka kërkuar drejtuesve të televizionet pushimin nga puna të moderatores, dhe shkak është bërë veshja e saj, e cilësuar si e papërshtatshme për Ramazanin.

Moderatorja bukuroshe është shprehur e shokuar nga ky vendim, ndërkohë përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale kanë qenë dakord me vendimin e marrë nga televizioni, pasi edhe sipas tyre veshja ishte aspak e përshtatshme.

Share: