Home KRYESORE Drejtori i Teatrit Kombëtar: Mirush Kabashi ka marrë rrogën kot 15 vite!

Drejtori i Teatrit Kombëtar: Mirush Kabashi ka marrë rrogën kot 15 vite!

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar vijon të jetë mjaft i nxehtë. I ftuar në studion e Eni Vasilit mbrëmjen e sotme ka qenë aktori Mirush Kabashi ku ndër të tjera u shpreh edhe kundër drejtorit aktual të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Por menjëherë pas kësaj interviste Çuli ka reaguar në rrjete sociale duke u shprehur se në 15 vjet Kabashi e ka marrë rrogën kot, duke u ngjitur vetëm një herë në skenë.

“Hahahaha! Zoteria “hani pini dhe rrembeni”, pasi “grabiti” per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket,”-përfundon me ironi Çuli në rrjete sociale.

Share: