Home KRYESORE E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë bashkëshorten…britmat…

E rëndë në Itali/ Shqiptari plagos me thikë bashkëshorten…britmat…

2
0
SHARE

Një shqiptar 48 vjeçar ka plagosur me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij 28-vjeçare në qytetin e Piacencës në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në sy të dy fëmijëve te çiftit, pas një sherri mes tyre, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas britmave që kanë dëgjuar.

Shqiptarja 28-vjeçare ka marrë plagë të shumta në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital.

Policia ka arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa thuhet se ai ka qënë në gjendje të dehur.

Dy fëmijët e mitur janë dërguar tek një i afërm i çiftit për t??u kujdesur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. (BW)

Share: