Home Gjeo-Ekonomia Gjiknuri i zbutur në Himarë: Do të hapet zyrë shërbimi për hipotekën

Gjiknuri i zbutur në Himarë: Do të hapet zyrë shërbimi për hipotekën

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një dëgjesë me banorët e Himarës në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë dhe sigurisht te ndertimit te nje dialogu me Komuntetin Himarjot qe ka rezultuar i veshtire per qeversjen e Edi Rames dhe vete ministrit Damian Gjiknuri si deputet i zones.

Në bashkëbisedimin me banorët, Gjiknuri u ndal, sigurisht jo rastesisht tek problematika e pronave e cila konsiderohet ndër më shqetësueset për këtë zonë dhe ai u angazhua për hapjen e një zyre shërbimi të hipotekës por edhe një zyre të shërbimeve të transportit rrugor.

Më tej, ai tha se po mendohet edhe një masë lehtësuese në funksion të regjistrimit të banesave të vjetra qe ne fakt ka rezultuar te jete “thembra e Hakilit” ne raportet e qeverise qendrore dhe lokale me Komunitetin Himarjot.

Ministri Damian Gjiknuri tha gjithashtu se Himara është përfituese e një prej projekteve më të mëdha që shkon mbi 40 milion euro e që do të rregullojë një pjesë të mirë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve në qytet dhe Komuniteti Himarjot nuk eshte kunder te tilla projekteve, por vetem athere kur ata te kene marre te gjithe certifikatat e pronesise dhe te negociohet me keta pronare.

Share: