Home KRYESORE Ishim në të njëjtën Dashuri… Nga Alessandro Baricco

Ishim në të njëjtën Dashuri… Nga Alessandro Baricco

Përktheu: Elona Caslli

Ishim në të njëjtën dashuri
atë çast
dhe për shumë vite më pas.

Bukuria dhe lotët e saj,
forca ime,
hapat e saj,
lutja ime.
Ishim në të njëjtën dashuri.

Muzika e saj,
librat e mi,
vonesat e mia,
pasditet e saj te vetmuara.
Ishim në të njëjtën dashuri.

Ajri në fytyrë, i ftohti në duar
harresat e saj,
bindjet e mia.
Ishim në të njëjtën dashuri.

Share: