Home KRYESORE Ja forcat elitare të Singaporit që do mbrojnë Trumpin dhe Kim Jong...

Ja forcat elitare të Singaporit që do mbrojnë Trumpin dhe Kim Jong Un gjatë takimit

2
0
SHARE

Pas konfirmimit për pjesëmarrje nga të dyja palët, Donald Trump dhe Kim Jong-un, vendi prites i samitit historik, Singapori ka filluar përgatitjet për këtë takim të shumëpërfolur, duke angazhuar një nga njësitë më elitare në botë që të kujdesen për sigurinë e liderit amerikan dhe atij koreanoverior. Bëhet fjalë për njësinë ??Gurkha?.

Edhe pse të dy liderët do të jenë gjatë gjithë kohës të shoqëruar nga ekipet e sigurimeve të tyre, për mbarëvajtjen e samitit do të angazhohen edhe policia e Singaporit, përfshirë edhe një kontingjent të ??Gurkhave? që do të përkujdesen për sigurinë në vendin e takimit të liderëve, rrugëve dhe në hotele.

2-23

??Gurkhat? që në Singapor nuk shihen shpesh, javën e kaluar janë filmuar duke bërë roje në hotelin ??Shangri-La? ku edhe ishte mbajtur konferenca për siguri, me ç??rast morën pjesë kryeministri indian Narendra Modi, Sekretari amerikan i Shtetit, James Mattis dhe ministrat tjerë rajonalë. Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se prania e ??Ghurkave? në këtë konferencë, ka qenë si një lloj parapërgatitje për samitin SHBA-Koreja e Veriut. Përveç armëve moderne që posedojnë, ??Gurkhat? janë ekspertë në dyluftim me ??kukri? ?? thikë unike që konsiderohet si armë tradicionale e kësaj njësie.

??Gurkhat? rekrutohen dhe trajnohen në Singapor prej 19 vitesh, dhe gjatë shërbimit të tyre bëjnë një jetë strikte. Në moshën 45-vjeçare të gjithë anëtarët tërhiqen nga detyra dhe kthehen tek familjet e tyre.

4-14

5-13

6-8


360grade.al

Share: