Home KRYESORE Kreu i Kushtetueses në veting: Vëllai emigrant bleu shtëpinë në bregdet

Kreu i Kushtetueses në veting: Vëllai emigrant bleu shtëpinë në bregdet

Është zhvilluar sot seanca e parë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për z. Bashkim Dedja kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Vetë Dedja nuk mori pjesë, por u përfaqësua nga avokati Maks Haxhia.

Në deklaratën e pasurisë së z. Dedja janë gjetur paqartësi dhe KPK ka kërkuar dokumente shtesë për të provuar ligjshmërinë e parave të përdorura për të blerë dy shtëpi nga kryegjyqtari.

Në përfundim të seancës, duke folur para mediave, Maks Haxhia tha:

“Do të dorëzojmë prova shtesë për pasurinë. Burimet e të ardhurave të mbulura nga vëllai për blerjen e një apartamenti”. Sipas tij, apartamenti në Durrës është blerë nga vëllai emigrant i Dedjës, por ky i fundit ka paguar energjinë dhe faturat e tjera. Këto janë akte që s’të japin të drejtën e pronësisë, tha ai. /Opnion.al

Skeda e pasurisë:

Share: