Home KRYESORE Kreu i PD-së: Deputetët opozitarë i dhanë një paralajmërim të prerë kreut...

Kreu i PD-së: Deputetët opozitarë i dhanë një paralajmërim të prerë kreut të Policisë së Shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka folur në lidhje me lajmin e publikuar nga gazeta ‘Panorama’ se kryeopozitari dhe familja e tij po survejohen nga struktura të Policisë së Shtetit.

Basha tha në studion e emisionit Opinion, se një nga gazetat kryesore në vend ka publikuar lajmin, pas kësaj deputetet e PD kanë kontaktuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, duke i dhënë një paralajmërim të prerë.

“Nuk mendoj se meriton një diskutim sonte. Një nga gazetat më kryesore në vend ka publikuar të premten lajmin, pas kësaj deputetet kanë marrë kontakt me drejtorët e policisë dhe i kanë bërë një paralajmërim të prerë. Mbrojtja e personaliteteve nuk bëhet nga policia por nga garda, ajo që është për tu shqetësuar nuk ka të bëjë me mua apo familjen time, por çdo minutë i harxhuar për këtë survejim është nga paratë e shqiptarëve. Shqetësues është fakti se ku ka degraduar ky shtet”,- u shpreh Basha.

Share: