Home KRYESORE Linda Rama tregon kur qan Edi Rama

Linda Rama tregon kur qan Edi Rama

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur mbrëmjes së të hënës disa pyetjeve sa thumbuese, aq edhe komike të fëmijëve të emisionit “Piter Pan”.

E pyetur nëse të qenurit gruaja e kryeministrit të vendit është problem apo privilegj, Linda Rama është përgjigjur se “hall nuk është, e sigurt që nuk është, se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash.”

Teksa është vendosur përballë pyetjes se çfarë do bënte ajo për vendin e saj nëse do të ishte kryeministre, ajo tha:

“Nuk do bëja aq sa bën Edi, por se kam menduar ndonjëherë. Por po të jem për një minutë… do t’i jepja një vëmendje të posaçme fëmijëve, do modernizoja sistemin arsimor për grupmoshën deri në 10 vjeç. Fëmijët janë e vetmja ‘Europë’ që kemi mes nesh.”

Ajo ka ndarë për teleshikuesit edhe një tjetër fakt interesant, se edhe kryeministri Rama i njeh lotët.

“E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë”, ka thënë ajo duke shtuar se Rama është i vërtetë, “edhe kur qesh, edhe kur këndon, edhe kur i bie dajres”.

s.a/dita

Share: