Home Gjeo-Ekonomia Ministri i Kosovës: Ia kam thënë Gjiknurit taksa e Rrugës së Kombit...

Ministri i Kosovës: Ia kam thënë Gjiknurit taksa e Rrugës së Kombit është e shtrenjtë, presim të ndryshojë!

2
0
SHARE

Në fund të kësaj jave, Qeveria pritet të paraqesë formën e re të pagesës të taksës për ??Rrugën e Kombit?, ku përcaktohen lehtësira për banorët e Kukësit. Deri më tani flitet se taksa do të jetë 200 lek (vajtje-ardhje) për banorët e Kukësit dhe do të mbetet e pandryshuar 10 euro për gjithë përdoruesit e tjerë të rruges.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se për këtë çështje nuk ka pasur takime të caktuara, por se është diskutuar shkurtimisht në Samitin e Sofjes.

??Nuk mund të themi që për këtë çështje jemi takuar apo që kemi biseduar eksplicite, por në Samitin e Sofjes ku ishte prezent edhe ministri Gjiknuri e kemi biseduar njëherë në pak sekonda dhe i kam shfaqur mospajtimin tonë për çmimin fillestar që është vendosur nga shteti shqiptar për Rrugën e Kombit. Për këto çështje jemi shprehur prej fillimi se do të duhej të konsultoheshim ndërmjet vete, sepse jemi përveçse fqinjë edhe vende me popullatë të njëjtë dhe rrjedhimisht me ndjenja të njëjta. Po presim që të shohim nëse ka ndryshim dhe sa është ai ndryshim për këtë tarifë rrugore?, ?? tha Lekaj.

Share: