Home KRYESORE “Protesta e 26 Majit, përgjegjësia e Xhafës dhe rruga opozitare e LSI”

“Protesta e 26 Majit, përgjegjësia e Xhafës dhe rruga opozitare e LSI”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë në emisionin “Tonight Ilva Tare” se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka përse të mbajë përgjegjësi ligjore për të vëllain.

Ajo ka vijuar së thënuri se çështja qëndron tek klasa politike aktuale, me në krye Edi Ramën. Kryemadhi i atribuon momentet e tensionit që po përjeton politika shqiptare kryeministrit, dhe shton se ai po përpiqet të “inskenojë”.

“Historia nuk është thjesht tek Xhafaj, pasi nuk është një element më i vetëm. Këtu beteja nuk është thjesht për Xhafajn, pasi nuk ka pse mban përgjegjësi për vëllain e tij, por këtu beteja është kjo klasë politike, që shqiptarët e votojnë e janë në shërbim të tyre. A do të kenë një jetë më të mirë apo jo?

Unë mendoj që Rama e di shumë mirë që është në një moment të vështirë dhe po përpiqet të krijojë inskenime. Po bën të njëjtën skemë të vitit 2000 kur tentonte të bëhej kryetar bashkie. E mbani mend sopatën në dorë apo daljen e Robert çëmçakëzit? Një herë e një kohë kishte veshjet ekstravagante, sot ka të gjithë punonjësit të rrethuar”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse ajo po nënkupton se ministri i Brendshëm nuk ka arsye përse të dorëhiqet, Kryemadhi tha:

“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Nëse do të vepronte ligji antimafia, pastaj është këndvështrim. Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe jo ligjore. Çështja është pastaj se sa vëllai i Xhafaj ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij. Drejtësia ka argumentet e vet të dyshimit. Nuk dua as ta mbroj dhe as ta sulmoj. Unë mendoj se situata ku gjendet politika shqiptare, policia e shtetit, e gjithë skema është përgjegjësi e Ramës që instaloi këtë lloj papërgjegjshmërie.”

Share: