Home KRYESORE Qindra pelegrinë kalojnë natën brenda dhe jashtë në Kishën e Laçit

Qindra pelegrinë kalojnë natën brenda dhe jashtë në Kishën e Laçit

E paimagjinueshme është paraqitur situata mbrëmë në Kishën e Shën Ndout. Dukej sikur e gjithë Shqipëria kishte zbarkuar në Laç.

Karvani i trafikut të automjeteve i ka kaluar disa kilometra e pelegrinët janë përballur me sfidën për t’i realizuar sipas “njetit” ritet fetare ndërsa të mbërrijë në brendësi të Kishës ishte mision i pamundur.

Qëndrimi i pelegrinëve të Natës, pra atyre që kanë fjetur tek Kisha në sheshin kryesor, në shkallë, në rrugët hyrëse ka bërë që hyrje daljet të jenë shumë të vështira për t’u kaluar duke krijuar edhe rrezikun e shtyrjeve apo rrëzimit të pelegrinëve.

Por një punë shumë e vështirë për pothuajse 20 ore në këmbë dhe përball kërkesave të drejtuesve për t’u ngjitur tek kisha do të ishte ajo e uniformave blu, të cilët ishin në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës. Sot festimet vazhdojnë për ditën e Shën Andonit./Lapsi.al

Share: