Home KRYESORE Roza Anagnosti i bashkohet protestës së artistëve

Roza Anagnosti i bashkohet protestës së artistëve

Artistët edhe pse realizuan një takim dëgjesë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk janë tërhequr nga ajo që kishin thënë se do të ngujoheshin në teatër. Sot ata kanë nisur protestën e radhës, dhe kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga projektligji që i hap rrugën prishjes së teatrit.

“Artistët, në shumicë dërrmuese, përjashto drejtorët dhe kandidatët për drejtorë, u shprehën kundër shembjes së dy teatrove kombëtare dhe kërkuan me vendosmëri anulimin e projekt-ligjit dhe fillimin e diskutimit për rikonstruksionin e dy teatrove kombëtare dhe ndërtimin e një teatri të ri diku tjetër. Artistët nuk pranuan të diskutojnë përmbajtjen e projekt-ligjit, pasi e konsiderojnë atë të gabuar, jotransparent dhe të porositur nga interesa korruptive të biznesit privat”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në këtë protestë ka marrë pjesë dhe aktorja e njohur Roza Anagnosti, e cila u shpreh se është mëkat që të shembësh këtë teatër që kanë punuar me dhjetëra gra që sot janë ikona.

“Këtu është jeta, jonë. Të them që të prishet është një mëkat i madh. Ato figura të mrekullueshme gra që kanë luftuar për këtë teatër, por nuk janë përmendur”.

Ndërkohë, në protestë foli dhe aktori Mehdi Malkaj, i cili tregoi dhe një histori me një fëmijë të vogël që kërkonte mos prishjen e teatrit.

“Një nënë mbante një fëmijë për dore dhe ai thoshte mos e prishni teatrin. Do ta lus atë nënën, se më tha që nuk e dëgjon njeri. I them nënës që të dalë diku dhe të thotë që kjo që thash unë është e vërtetë”, tha Malkaj./Opinion.al

Share: