Home KRYESORE Shkarkime në administratë, nis ‘fshesa’ e Ahmetajt

Shkarkime në administratë, nis ‘fshesa’ e Ahmetajt

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shkarkon nga detyra 13 inspektorë të Sigurimeve Shoqërore në Drejtoritë Rajonale dhe një drejtues dege.

Njoftimin për largimin e tyre e bëri gjatë një takimi me Drejtorite rajonale te Sigurimeve Shoqerore.

Ministri Ahmetaj tha se kanë vendosur objektiva te matshem performance per çdo inspektor dhe paralajmëroi se “çdo muaj do te largohen nga puna inspektoret me performancen me te ulet”.

“Zinxhiri i përgjegjesisë do të vijojë nga drejtoret rajonale deri tek inspektoret ne terren” tha ai.

Kreu i Financave ishte i qartë në porositë e tij kur tha: “ISSh duhet te kthehet ne nje institucion qe arketon te ardhura ne favor te buxhetit te shtetit”.

Për rritjen e performancës, Ahmetaj tha se do të zbatojne metodologji te re pune, ndërlidhje online me sistemin e Tatimeve per kontributet.

Share: