Home KRYESORE Shqiptarin e gjetën të therur në stacionin e metrosë në Londër, policia...

Shqiptarin e gjetën të therur në stacionin e metrosë në Londër, policia nis hetimin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Londër, ku viktimë ka mbetur një shqiptar. Sipas mediave në vend ai është gjetur i therur pranë një stacioni të një metroje. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Edmond Jonuzi, 35-vjeç me orgjinë shqiptare.

Shtetasi shqiptar 35-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në Greens Lane pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës, por më pas u konstatua se ai kishte vdekur nga plagët e marra. Policia ka nisur një hetim të gjerë për këtë ngjarje, por ende nuk asnjë arrestim.

Inspektori i Komandës së Policisë Metropolitane tha: “Kjo ishte një zonë e zënë, shumë pranë stacionit Tube Turnpike Lane. Do të ketë njerëz që panë ose dëgjuan diçka të dyshimtë që mund të na ndihmojnë të gjejmë kush e vrau Edmondin. Unë po bëj thirrje për ndonjë dëshmitar apo kujtdo që ka informacion për të thirrur sallën e incidentit në Hendon dhe të ndajë llogaritë e tyre dhe atë informacion me policinë”./Lapsi.al

Share: