Home KRYESORE Takimet e fshehta Rama-Blushi, ku fle lepuri? Bashkia e Tiranës…?

Takimet e fshehta Rama-Blushi, ku fle lepuri? Bashkia e Tiranës…?

1
0
SHARE

Ish armiqtë e betuar, Ben Blushi dhe Edi Rama, janë takuar disa herë me njeri tjetrin në fshehtësi. Mirëpo, ashtu si sqarojnë burimet për 360grade.al, më shumë se sa takime të fshehta, takimet e dy ish miqve dhe ish armiqve, kanë qenë të ndërtuara me një mënyrë të tillë, që ??sekreti? i këtyre takimeve, të ??rrjedhë? gjoja si padashje në disa drejtime të caktuara.

Madje ??rrjedhja? e organizuar e informacionit të disa takimeve të zhvilluara ndërmjet tyre, është shoqëruar me një koment të ??helmatisur?: ??tema e takimeve ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe me një ftesë të posaçme për pajtim, që kryeministri Rama, kanë adresë të karrierës së ardhme të Blushit?? nënvizon ??komenti?, të cilin e përcjell burimi konfidencial për 360grade.al në mënyrë këmbëngulëse.

Shkrirja e facto e formacionit ??Libra??, nga vetë themeluesi i saj, aktualisht drejtor në Tch, është perceptuar nga Rama, si një dëshmi e vullnetit të mirë të Blushit, për tu rikthyer te miqësia e vjetër me Ramën.

Ndoshta me kushtin e një promovimi të ri të Blushit, drejt Bashkisë së Tiranës, pasiqë me sa duket, ??sukseset? e Erion Veliajt, në mos-performancën e përgjithshme qeverisëse, janë bërë shqetësuese.

Rifutja në lojën politike të Blushit, përllogaritet nga Rama, që sot ndodhet ngushtë nën trysninë e kritikave të forta publike, si një ??oksigjen? i nevojshëm, që mund të krijojë imazhin e ribashkimit të Ps dhe zbythja e kryetarit të saj, të interpretohet si një zemërgjerësi e lëvdueshme, në favor të ??interesave të larta të Ps?. (vijon) 360grade.al

PS: Foto eshte e arkivit

Share: