Home KRYESORE Takimi Kim-Trump, Policia arreston gazetarët

Takimi Kim-Trump, Policia arreston gazetarët

1
0
SHARE

Policia e Singaporit ka arrestuar dy gazetarë koreanojugorë të cilët akuzohen se kanë hyrë fshehurazi në shtëpinë e ambasadorit koreanoverior pak para takimit të shumë pritur mes Trump dhe Kim Jong-un, i cili pritet të zhvillohet javës tjetër.

Policia thotë se ata u thirrën në rezidencë të enjten pasdite.

Lideri koreanoverior Kim Jong-un pritet të mbërrijë në Singapor të dielën, sipas burimeve të Reuters.

Trump është shprehur se do të marrë në konsideratë të ftojë Kim në Shtëpinë e Bardhë, nëse takimi në Singapor do të shkojë mirë.

Presidenti amerikan pritet të mbërrijë në Singapor gjithashtu të dielën.

SHBA-të dhe aleatët e saj rajonalë duan të shohin Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, por Trump është i vetëdijshëm që një gjë e tillë do të kërkojë më shumë kohë se një takim për t??u realizuar.

360grade.al

Share: