Home KRYESORE Taksa te Rruga e Kombit, Spaho: Kryeministër i pacipë, i tha me...

Taksa te Rruga e Kombit, Spaho: Kryeministër i pacipë, i tha me fal banorëve dhe?

1
0
SHARE

Nga Edmond Spaho

Ne media po lexoj qe Kryeministri ka vendosur te provoje edhe nje here taksen e rruges se Kombit. Kryeministri i pacipe nje muaj pasi u tha me fal banoreve te Kuksit, Hasit dhe Tropojes po i provokon serish.

Nuk mjafton qe kater prej tyre i mban padrejtesisht ne burg nepermjet veglave te tij ne gjyqesor por duhet qe ti provokoje me rishfaqjen e takses. Per Ramen nuk ka rendesi qe banoret e ketyre zonave jane me te varfrit e Shqiperise.

Per te ka rendesi te mbushe xhepat me milionat e gjobes korruptive qe ka vendosur per kete akt te paprecedent antipopullor dhe antikombetar.

I ke bere gabim llogarite Edi Rama. Nuk paske vene mend nga hera e pare. Kur njerezit humbin cdo shprese nuk ka force dhe arrogance qe ti ndale.

Harroje qe kuksianet apo cdo shqiptar te paguajne takse per ate rruge dhe kane te drejte te veprojne keshtu. Kij kujdes se kete rradhe do te te vijne deri ne Tirane. Dhe nuk do te jene vetem?

Share: