Home KRYESORE Telefonatë tronditëse Trump-Macron, plas sherri

Telefonatë tronditëse Trump-Macron, plas sherri

2
0
SHARE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, kanë pasur një bisedë të tensionuar telefonike, gjatë të cilës Macron e ka kritikuar shefin e Shtëpisë së Bardhë për politikat që po ndjek, raporton CNN.

Biseda është zhvilluar të enjten e kaluar, e njëjta ditë kur SHBA-të njoftuan vendosjen e tarifave për aluminin dhe çelikun që importohen nga Bashkimi Europian, Meksika dhe Kanadaja.

??Shkoi shumë keq. Ishte e tmerrshme?, i ka thënë një burim CNN-it në lidhje me bisedën.

??Macron mendoi se mund t??i thoshte atë që mendonte, duke u nisur nga marrëdhënia e tyre.

Por Trump nuk duron dot ta kritikojnë?, ka shtuar burimi.

Ndërkohë, në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, telefonata Trump-Macron përshkruhet si një diskutim për tregtinë dhe emigracionin.

??Të dy liderët diskutuan mbi problemin e emigracionit nga Libia dhe mundësinë e zgjidhjes.

Presidenti Trump theksoi nevojën për të ribalancuar tregtinë me Europën?, thuhet në deklaratë.

Macron dhe Trump u shfaqën shumë miqësorë në vizitën që presidenti francez zhvilloi disa javë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Macron i ka thënë BBC-së se marrëdhënia e tij me Trump është ??shumë direkte?, ndërsa njerëzit e afërt të tij thonë se ai e konsideron veten ??zëri i Trump-it në Europë?.

Por katër ditë më parë, pallati Elysée e komentoi vendimin e SHBA-ve për tarifat si jo të paligjshëm, por të gabuar në shumë këndvështrime.

???shtë i gabuar sepse prish balancat, duke shkaktuar fragmentarizim dhe nacionalizëm ekonomik?, thuhej në deklaratën zyrtare.

360grade.al

Share: