Home KRYESORE Tragjedi në familjen mbretërore: Gjendet e vdekur motra e mbretëreshës

Tragjedi në familjen mbretërore: Gjendet e vdekur motra e mbretëreshës

2
0
SHARE

Motra e vogël e Mbretëreshës Maxima të Holandës është gjetur e varur në shtëpinë e saj në Argjentinë.

Ines Zorreguieta, 33 vjeç u gjet e vdekur në banesën e saj në Buenos Aires, të mërkurën mbrëma.

Një zëdhënës i Ambasadës Holandeze në Argjentinë tha për ??La Nacion? se autoritetet supozojnë se ishte një rast vetëvrasjeje.

Mendohet se Ines vuante nga depresioni dhe çështjet e shëndetit mendor.

Trupi i saj u nxorr nga shtëpia  në orët e para të mëngjesit të ditë së sotme dhe do të bëhet një ekzaminim pas vdekjes.

Ajo ishte psikologe që punonte në politikat sociale në zyrën e presidentit.

Ndërkohë Mbretëresha 47 vjeçare Maxima ka anuluar të gjitha angazhimet e ardhshme dhe do të niset për në Argjentinën në orët e ardhshme.

Fotosessie Koninlijkhuis Robin Utrecht Fotografie

360grade.al

Share: