Home KRYESORE Turqia ndërton murin në kufi me Sirinë, është i gjatë 764 kilometra

Turqia ndërton murin në kufi me Sirinë, është i gjatë 764 kilometra

0

Turqia ka përfunduar ndërtimin e murit prej betoni (764 km) në kufirin me Sirinë.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar turk të shtunën.

Kompania shtetërore e ndërtimit (TOKI) ka ndërtuar 564 kilometra të murit, ndërsa administratat e provincave kufitare turke kanë ndërtuar 200 kilometra, theksoi për Anadolu Agency një zyrtar, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Ankaraja e ka filluar projektin e ndërtimit të këtij muri në vitin 2015, me qëllimin për të rritur sigurinë e kufirit, si dhe për të përforcuar luftën kundër trafikimit dhe kalimit ilegal.

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë, në të cilën lufta civile po zgjat prej vitit 2011, është i gjatë gjithsej 911 kilometra.

s.a/dita

Share: