Home KRYESORE Video: Besimtarët myslimanë falin “Natën e Kadrit”

Video: Besimtarët myslimanë falin “Natën e Kadrit”

Besimtarët myslimanë janë mbledhur këtë të dielë në Tiranë për t’u falur për Natën e Kadrit.

Hapësirat e xhamive të Tiranës rezultojnë të jenë të pamjaftueshme për numrin e madh të besimtarëve dhe kësisoj, namazi i teravisë po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Krahas faljes së namazit të jacisë dhe teravisë do të ketë edhe lexim të librit të shenjtë, Kur’anit, si dhe ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman.

Nata e Kadrit njihet si nata në të cilën besimtarët myslimanë besojnë se Kur’ani zbriti në tokë.

Sipas fesë islame, agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite.

Falja në Natën e Kadrit, live nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Falja në Natën e Kadrit, live nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Publiée par Ora News sur dimanche 10 juin 2018

s.a/dita

Share: