Home KRYESORE VIDEO/ Truprojat e Kim Jong-un fitojnë vëmendjen e të gjithëve, ja cfare...

VIDEO/ Truprojat e Kim Jong-un fitojnë vëmendjen e të gjithëve, ja cfare bene…

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka marrë sërish me vete truprojat në Singapor, para takimit të shumëpritur me presidentin amerikan Donald Trump.

Të veshur në kostume të zeza, duke vrapuar pas limuzinës së liderit koreanoverior në aeroportin Changi.

Videoja ku shihen truprojat duke vrapuar pas veturës me dritare të zeza të liderit Kim Jong-un janë publikuar në internet, të cilët kanë rifituar vëmendjen e mediave pas paraqitjes në Korenë e Jugut.

Raportohet se Kim është duke qëndruar në hotelin Regis, ndërsa konvoji që e eskordon përbëhet nga më shumë se 20 vetura, përfshirë edhe një autoambulancë.

Raportohet se Kim ka përdorur një metodë të pazakontë gjatë udhëtimit në Singapor, për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm gjatë samitit.

Raportohet se dy aeroplanë ishin nisur për në destinacion me qëllim të shpërqendrimit të personave të mundshëm, që mund të jenë duke përgatitur ndonjë sulm eventual ndaj tij.

Por, disa orë pasi kishte aterruar Kim, aty është parë është aeroplani presidencial i Donald Trump, i njohur si “Air Force One”. Ai ka udhëtuar në Singapor nga Kanadaja, ku kishte qenë prezent në samitin e G7-së.

Video Player

360grade.al
Share: