Z.Dvorani, çfarë afere ju lidh me çështjen administrative me nr. 31003-00082-00-2017 ???

    Duket se propagandat e radhës të Anëtarit të Gjykatës së Lartë, z.Ardian Dvorani nuk kanë të sosur.

    Jo më larg se pak ditë më parë, në një kërkesë drejtuar kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Dvorani dha dorëheqjen nga çështja civile midis trashëgimtarëve të familjes Hoxha kundër Albert Sinos dhe Aurel Baçit, mbi vlefshmërinë e një kontrate për shitjen e 60 % të aksioneve të kompanisë Top Channel sh.a.

    Vendimi i Dvoranit erdhi pas një kërkesë të palës së paditur Albert Sino dhe Aurel Baçi, si dhe publikimit në media të një numëri fotografish që tregojnë një takim të gjyqtarit Dvorani me drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

    Ndërkohë, portali News365.al ka investiguar lidhur me çështjen administrative nr. 31003-00082-00-2017, datë 23.01.2017 me relator gjyqtarin Ardian Dvorani. Kjo çështje brenda një periudhe 2 mujore nga data e depozitimit me propozim për përshpejtim nga relatori z. Adrian Dvorani miratohet për t’u gjykuar nga z. Zaganjori, i cili shkel të gjitha kriteret e përshpejtimit si dhe urdhërin e nxjerrë nga po ai vetë, ndërkohë që ka mbi 20.000 mijë dosje që prej më shumë se prej 5 vitesh presin të shqyrtohen.

    Pse çështja me nr.31003-00082-00-2017 ka dalë për dy muaj në gjykim kur nuk përfshihet në asnjë prej kritereve të përshpejtimit të miratuara nga vet Zaganjori sipas kthim-përgjigjes nr3626/1 Prot, dt/25,09,2017  për News365.al ?

    Pse Zaganjori e miratoi kërkesën e Dvoranit?

    -A ka lidhje Zaganjori me këtë afer korruptive?

    Pse Dvorani nuk ka dhënë dorëheqjen nga kjo çështje kur i është kërkuar nga pala e paditur në këtë proces?

    A ka marrë përsipër Z, Dvorani ti kthejë nderin ish-presidentit Alfred Moisiut që e ka dekretuar në lidhje me këtë çështje, ku pala paditëse është nipi i tij?

    -Pse çështja administrative me nr. 31003-00082-00-2017  nuk shqyrtohet sipas radhës? Ku para saj presin për shqyrtim mbi 20.000 dosje të tjera?

    Ndërkohë, gjyqtari Dvorani me mandat të skaduar prej 4 vitesh i emëruar në këtë detyrë që në vitin e largët 2005, me dekret nr. 4481 ka rreth 13 vjet në detyrë, ndërsa ligji e parashikon që mandati të jetë 9 vjeçar. Po këtu lind pyetja:

    Përse gjyqtari Dvorani nuk e jep dorëheqjen??

    Çfarë fshihet pas këtyre propagandave politike mes gjyqtarit Dvorani?

    Përse Dvorani nuk është transparent lidhur dhe me çështjen e lartë përmendur?

    Kur ndërkohë në letrën e tij të bërë publike lidhur me çështjen e “Top Channel” thuhet se: “Sipas Kushtetutës dhe ligjit, paanshmëria e gjyqtarit në pjesëmarrje dhe gjykim duhet të jetë e garantuar. Shkaqet që motivojnë ekzistencën e njëanshmërisë së gjyqtarit mund të jenë të natyrës objektive ose subjektive. Pra, paanshmëria e gjyqtarit jo vetëm duhet të jetë por edhe duhet të duket se është e garantuar.”

    Atëherë përse Gjyqtari Dvorani nuk e jep dorëheqjen edhe për çështjen administrative nr. 31003-00082-00-2017, datë 23.01.2017 ?

    Mosdorëheqja e Dvoranit nga ky post bashkangjitur dhe rastin e përmendur pak më lartë në kohë dhe brenda cakut ligjor, është një tjetër rast abuziv dhe jo transparent në Gjykatën e Lartë.

    Duke shpresuar që procesi i shumë diskutuar i Vettingut të kontribuojë në eleminimin e këtyre rasteve abuzive dhe jo transparente dhe dorëheqja e një gjyqtari me mandatë të skaduar, dhe me anshmëri në çështje konkrete.

    Meqënëse, Gjyqtari Dvorani në fund të letrës drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë Zotit Xhezair Zaganjori shprehet se: “.. e kam detyrimin tim për korrektesë e transparencë me palët dhe publikun që këtë parashtresë t’ia komunikoj edhe mjeteve të informimit publik”.

    Shpresojmë që lidhur edhe me këtë çështje administrative nr. 31003-00082-00-2017, datë 23.01.2017 Gjyqtari Dvorani të jetë transparentë ..!

    Share: