Home KRYESORE “Ajo nuk na përfaqëson!” Fillon me debate mbledhja ku raporton Arta Marku!

“Ajo nuk na përfaqëson!” Fillon me debate mbledhja ku raporton Arta Marku!

Komisioni i Ligjeve ka sot seancë dëgjimore me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku. Mbledhja nisi me debate, ku deputeti demokrat Edi Paloka tha se “Arta Marku nuk na përfaqëson”.

Pasi kreu u komisionit Ulsi Manja tha “kemi ftuar Prokuroren e Pergjithshme”, opozita reagoi menjehere duke thene: “eshte e perkohshme”.

Paloka deklaroi se “ajo nuk perfaqeson nje institucion kushtetues se eshte zgjedhur me 69 vota. As gjithe votat e mazhorances nuk ka marre”, u shpreh ai teksa iu drejtua Markut “me cfare tagri e keni thirrur Markun?”.

Më tej deputetja socialiste, Vasilika Hysi tha se “e kemi thirrur prokuroren për të raportuar”.

Ndersa Manja tha se “Raportimet vjetore futen automatikisht në rend dite”.

Debati per proceduren:

Silva Caka: Është bërë një kërkesë nga PD-LSI dhe kemi kërkuar të anulohet mbledhja, pasi nuk është përfshirë në draft kalendarin e punimeve për të raportuar Arta Marku. Dy krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI kanë kërkuar të anulohet kjo mbledhje.

Ulsi Manja: Jam vënë në dijeni për këtë kërkesë të PS dhe LSI që raportimi i Prokurorisë mos ishte sot. Kolegë ky është programi i miratuar deri në fund të sezonit (tregon dokumnetin) ku thuhet ndër të tjera se do diskutohet edhe raporti i veprimtarisë së prokurorisë për vitin 2017. Kur është miratuar ky kalendar ka qenë edhe opozita dhe është një punë normale që bën çdo komision. Per kerkesen e dy kryetareve të grupeve parlamentare te PD dhe LSI unë sapo e dhashë përgjigjen.

Gent Strazimiri: Mbledhja e sotme është klandestine. Ora dhe data bëhet që të jenë të gjithë të pranishëm.

Pas debateve, Arta Marku e ka marrë fjalën dhe po pasqyron punën e prokurorisë pergjate vitit 2017./Opinion.al

Share: